Ish drejtori i CIA-s, Xhejms Vulsi, në rolin e këshilltarit të Donald Trampit, dy biznesmenëve turk u ka ofruar 10 milionë dollarë të ndihmojë në diskreditimin e predikuesit konservativ Fetullah Gylen, i cili jeton në SHBA.

Autoritetet turke e akuzojnë Gjylenin për tentimin e vitit të kaluar për grusht shtetëror dhe kërkojnë ekstradim të tyre.

Vetëm tetë ditë pasi zyrtarisht iu bashkëngjit fushatës të Trampit si këshilltarë për çështjet kombëtare të sigurisë, Vulsi më 20 shtator të vitit 2016 është takuar me biznesmenët Ekim Alptekin dhe Sezgin Baran Korkmaz gjatë një dreke në hotelin “Gadishulil” në Nju-Jork.

Vulsi dhe bashkëshortja e tij, Nansi Miler, kanë propozuar fushatë për lobim dhe për marrëdhënie me opinionin drejtuar kundër Fetullah Gjylenit i cili jeton në Pelsivani.

Sipas mediave perëndimore të cilat kanë pasur qasje në memorandum, Vulsi dhe Miler kanë bërë projekt plan që të “tërheqin vëmendje  ndaj rolit të mundur të predikuesit në tentimin për grusht shtet” dhe të stimulojnë hetim zyrtar për aktivitetet e tij.

Alpekin, aleat i Erdoganit, veçmë është dakorduar përmes njërës prej firmave të tij për marrëveshje me vlerë prej 600.000 dollarë me firmën konsultuese të Majkëll Flin për hetim të Gjylenit. Flin, gjithashtu ka qenë këshilltar për fushatën e Trampit, ndërsa më vonë u bë këshilltar për sigurinë kombëtare para se të largohet nga puna në shkurt.

Takimet paraprake tregojnë se për herë të parë, bashkëpunëtorët e Trampit kanë garuar mes vete ta fitojnë biznes lukrativ me Alptekin. Marrëveshjen tani është duke e hetuar këshilltari i posaçëm Robert Muler, si pjesë e hetimit të tij më të gjerë për atë nëse gjatë fushatës, Tramp ka bashkëpunuar me rusët në tentimin që ata të involvohen në zgjedhjet presidenciale amerikane.