Ndryshimi i të dhënave në evidencën amë, gjegjësisht shenjës për gjini dhe numri i amzës është rezultat nga miratimi i padisë të gruas transgjinore e cila u publikua sot, në seancën publike në Gjykatën Administrative.

Procedurën, të cilën e udhëhoqi koalicioni “Të drejtat seksuale dhe shëndetësore të komuniteteve të margjinalizuara”, zgjati nga viti 2014 sepse Drejtoria për Udhëheqjen e Librave Amzë dhe Ministria e Drejtësisë i kanë refuzuar kërkesat.

Ndërkohë gruaja transgjinore, siç theksohet në kumtesën e kolaicionit, është përballë me probleme të përditshme në realizimin e të drejtave të saj.

Personat transgjinorë të cilët ende nuk kanë arritur t’i ndryshojnë dokumentet e tyre personale çdo ditë ballafaqohen me përvoja të përuljes, turpit dhe frikës në të gjitha situatat kur nevojitet të dorëzojnë dokument për identifikim personal.

Natasha Boshkova, këshilltare nga Koalicioni dhe avokate e cila e udhëhoqi rastin para Gjykatës Administrative dy vitet e fundit, i bën thirrje Drejtësisë për Udhëheqjen e Librave Amzë, menjëherë të zbatojë aktvendim dhe ta bëjë ndryshimin në evidencën amë për këto persona.

Deri tani Koalicionit i janë drejtuar njëzet persona transgjinorë, prej të cilëve një numër i vogël janë inkurajuar të fillojnë procedurë.