Komandanti i Njësitit special iranian “Kuds” që është pjesë nga Garda revolucionare iraniane, tha se forcat e tij “kanë varrosur shumë” të tillë, që janë si presidenti amerikan Doland Tramp.

“Ne nuk jemi vend që përhap luftë, por aksioni ushtarak kundër Iranit në fund do të rezultonte me keqardhje. Kërcënimet e Trampit kundër Iranit do ta dëmtojnë Amerikën. Ne kemi varrosur shumë siç është Trampi dhe e dimë si të luftojmë kundër amerikanëve”, deklaroi gjenerali i brigadës, Eshmail Gani.

Garda revolucione iraniane është njësiti më i fuqishëm i sigurisë së Iranit, i cili ka kontroll mbi një pjesë të madhe nga ekonomia dhe në mënyrë të konsiderueshme ndikon ndaj sferës politike në vend. Paraprakisht Tramp deklaroi se Garda revolucionare duhet të vendoset në listën e organizatave terroriste.