Bekim Jashari, i cili u zgjodh kryetar i Komunës së Skenderajt zotohet se do të mbajë premtimet e dhëna qytetarëve.

Meritave të komandantit legjendar të UÇK’së, për çlirimin e vendit, Rrahman Bejta po ua shton edhe rezultatin e zgjedhjeve të së dielës, në kryeqendrën e Drenicës, në Skenderaj.

Qytetarë të tjerë, nuk kanë dyshim se Bekim Jashari, si kryetar i ri i Skenderajt, do t’ua përmirësojë jetesën.

“Keq ma se pari ai prej vetëvetes nuk mundet me bo. Veç mirë ka me punu’, tha një qytetar për Klan Kosovën.

Ata nuk dyshojnë në fjalën që ua dha kur u kërkoi votën.

Për këtë zotohet edhe kryetari i ri një ditë pasi mori besimin e mbi 13 mijë qytetarëve.

Jashari thotë se ardhja në pozitën e të parit të Skenderajt nuk do ta ndryshoj atë.

“Bekimi ka me qenë po ai Bekim që ka qenë deri më dje. I sinqertë, mos me harru asnjëherë djali i kujt është, anëtar i cilës familje është që mos me bë ndonjë gabim të qëllimshëm”, tha Jashari.

Tha se do ta dëshmoi me vepër të gjithë atë që e premtoi në fushatë.

Por kur pyetet për përkrahjen e partive apo mundësinë që të kaloj në PDK’në e cila i qëndroi në krah gjatë fushatës ai e jep një zotim.

“Bekim Jashari s’e ka pasë ambicie asnjëherë këtë punë dhe nuk ka me pasë as nesër. Me plot kuptimin e fjalës, i pavarur”, tha ai.