”Thonë që krushqia ngjan, pa bëhet”. Shumë prej jush mund ta keni përdorur vetë këtë shprehje të urtë popullore, ta keni dëgjuar nga miq e familjarë, ose t’ua ketë zënë syri së fundmi në Instagramin e Aurela Gaçes. Pikërisht kështu, kjo ka qenë gjëja e parë që ka menduar këngëtarja e mirënjohur pas dhuratës surprizë që i ka bërë mamaja e Skerdit për datëlindje. Duke qenë se për të festat janë të çmendura, vitale e plot ngjyra, edhe dhuratat duhet të jenë tilla, shumë larg të zakonshme dhe tradicionales.Pas dhuratës surprizë që bashkëshorti Skerdi i bëri mbrëmjen e shkuar, duket se edhe mamaja e tij ka qëlluar në shenjë, pasi i ka dhuruar ”nuses” një palë syze ekstravagante që i përshtaten shumë stilit të saj. Dhe thonë pastaj se vjehrrat janë të ”këqija”.