Deputeti i Opsionit Qytetar Maqedonas (OQM), Çedomir Sazdovski, ka njoftuar kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, se në Parlament do të jetë deputet i pavarur, dhe kështu braktis partinë me të cilën është në koalicion VMRO-DPMNE.

Çedomir Sazdovski dhe Pançe Minov ishin dy deputetë të partisë OQM në Parlament, në koalicion me VMRO-DPMNE.

Sazdovski ishte anëtar i LSDM-së para se të bashkohej me Jakimovskin, i cili gjithashtu ushte anëtar i LSDM-së dhe garonte për kryetar në Komunën e Karposhit me vulën e Partisë Progresive Serbe të Dragisha Miletiq, ndërsa më pas themeloi partinë e tij – OQM.