Enis Mërvolak (48) nga qyteti Magllaj në Bosnjë e Hercegovinë është mes të vrarëve në sulmin e djeshëm në Baltimor, publikuan mediat boshnjake.

Mërvolak, i cili është shtetas i BeH-së, së bashku me dy persona të tjerë, janë vrarë dje kur mbi ta ka qëlluar një kolegë i punës.

Në këmbimzjarrin e djeshëm në zonën industriale Emorton në pjesën verilindore të Baltimorit, në shtetin federal amerikan Merilend, krahas tre të vrarëve, janë lënduar rëndë edhe dy persona të tjerë.

Sipas sherifit të qarkut, Xhafri Geler, sulmuesi është identifikuar si Radi Labib Princ, i cili është me origjinë afrikane dhe ka pasur dosje të trashë kriminele. Policia akoma është në kërkim të tij.

I dyshuari dhe viktimat kanë qenë bashkëpunëtorë në një firmë në zonën industriale Emorton.