Një banor 59 vjeçar i Gostivarit urgjentisht është transferuar në spital për shkak helmimit me lëng të panjohur.

Policia kumtoi se dje rreth orës 16:00 në Repartin urgjent në spitalin e Gostivarit është sjellë XH.K (59) nga fshati Balindol, i cili ka pirë, gjegjësisht është helmuar me lëng të panjohur i cili ka qenë në një shishe vere.

XH.K i është ofruar ndihmë mjekësore, ndërsa për shkak gjendjes serioze shëndetësore është transferuar në Qendrën Urgjente Shkup.

Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e tërësishme të rastit.