Rritja e subvencioneve nga 18 mijë denarë për hektar të hapësirës së mbjellë me oriz, gjegjësisht 18 mijë denarë shtesë të subvencioneve ekzistuese për hektar paralajmëroi sot nga Koçani ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski.

“Me rritjen e këtillë të konsiderueshme dëshirojmë t’i motivojmë prodhuesit e orizit, por edhe të tregojmë sa është e rëndësishme është kjo kulturë për këtë rajon dhe për Maqedoninë. Përveç rritjes së subvencioneve, në periudhën e ardhshme do të punojmë në sigurimin e plasmanit të papenguar të orizit, por edhe gjetjen e tregjeve të reja”, tha Nikollovski.

Ministri informoi se deri më tani për masën e sipërfaqes së mbjellë me oriz janë paguar 80 milionë denarë subvencione, dhe 15 milionë denarë shtesë për orizin e papastruar të prodhuar dhe të dorëzuar.

Foli edhe për masat ë cilat po ndërmerren në drejtim të zhvillimit të prodhimit të orizit, me ç’rast theksoi se në suaza të bashkëpunimit të vendeve nga Evropa Qendrore dhe Lindore me Republikën Popullore të Kinës është formuar asociacion për promovimin e bujqësisë me seli në Sofje, në të cilin është anëtare edhe Republika e Maqedonisë.

Nikollovski theksoi se në gjysmën e dytë të tetorit përfaqësues nga Kina dhe Bullgaria do të qëndrojnë për vizitë në Koçan dhe në Institutin për oriz, që ta shqyrtojnë gjendjen de të konfirmojnë aktivitete të mëtejshme.

Prioriteti ynë është, theksoi Nikollovski, të krijojmë prodhim me vlerë të lartë të shtuar.

Sipas tij, ka manifestim është mënyrë e mirë të përkujtohet në cilësinë e mirë të orizit të Koçanit dhe të jepet mbështetje për plasmanin e ri në dhe jashtë kufijve të shtetit.