Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski sot mori pjesë në hapjen e panairit dyditor të mjaltit në Koçan në të cilin marrin pjesë tridhjetë ekspozues, prodhues të mjaltit dhe prodhimeve të bletëve nga të gjitha pjesët e Maqedonisë.

“Ky manifestim është një mundësi e shkëlqyer që qytetarët të njihen me prodhimet e larta të bletëve të Maqedonisë, ndërsa për bletarët të shkëmbejnë përvoja të cilat do t’ju ndihmojnë në prodhimtari. Bletaria është degë e cila ka kontribut të veçantë për sektorin tonë bujqësor për shkak të rëndësisë së madhe biologjike të prodhimeve të bletëve dhe pllenim i kulturave foragjere dhe të frutave, ndërsa nga bletaria rrjedhin edhe prodhime të larta cilësore”, theksoi Nikollovski.

Është i njohur edhe kapaciteti i madh ushqyes i prodhimeve të bletëve sepse bletët prodhojnë prodhime të cilat nuk mund të merren në laboratorit farmaceutike. Prandaj, theksoi Nikollovski, prodhimet e bletëve kanë edhe vlerë të madhe dhe janë shumë të kërkuara në treg.

Theksoi se ndër pagesat e para që i bën MBPEU-ja janë subvencionet për bletarët.

“Kemi paguar mbi dy milionë euro në të njëjtën ditë subvencione për familjet e bletëve, ndërsa punojmë edhe në parandalimin e konkurrencës jolojale e cila krijon probleme shtesë te bletarët”, theksoi Nikollovski.

Paralajmëroi mbështetje të mëtutjeshme efikase të bletarisë dhe rritje të mbështetjes financiare në bujqësi dhe programet për zhvillim rural.