Janë numëruar mbi 91 për qind të votave zyrtare në Komunën e Prishtinës, teksa prin kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, i pasuar nga ai i LDK-së, Arban Abrashi.

Ahmeti, pas numërimit të 91.1 për qind të votave, numëron 34.407 vota të fituara apo kthyer në përqindje 43.49 për qind.

Sipas rezultateve zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Arban Abrashi ka fituar 35.87 për qind të votave deri më tani.

Kandidati me më së paku vota në Prishtinë është Avni Çakmaku nga Partia Fjala. Ai ka fituar vetëm 207 vota, nga numërimi i mbi 91 për qind të tyre.