Nën ndikimin e valës së ftohtë ajrore nga e hëna do të mbizotëroj mot i vranët me reshje të shiut, kohë pas kohe më të mëdha. Nga nata drejt të martës do të fillojë të fryjë erë kohë pas kohe e përforcuar veriore, reshjet do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së ardhshme, ndërsa në juglindje do të ketë kushte për dukuri lokale të bubullimave.

Siç informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, temperatura ditore në mënyrë të konsiderueshme do të ulet, posaçërisht të martën do të arrijë deri në 15 gradë.

Në malet më të lartë në veri pritet reshjet të kalojnë në borë. Natën e së mërkurës drejt të enjtes do të zhvendosen në juglindje dhe do të ndalen.

Reshjet e përgjithshme nga kjo valë e lagësht dhe e ftohtë ajrore në disa vende do të tejkalojnë 40 litra në metër katror ndërsa shpejtësia e erës veriore,  e cila posaçërisht do të përforcohen të martën, kohë pas kohe do të jetë edhe mbi 60 kilometra në orë.