Zinedine Zidane pritet që pas largimit prej Real Madridit të merr drejtimin e një skuadre franceze.

Trajneri i madrilenëve ka një të ardhme të sigurt pasi që shërbimet po ia kërkon Paris Saint-Germain.

Kështu së paku raportojnë mediat franceze, të cilat janë të sigurta se destinacioni i ardhshëm i Zizus do të jetë ish-kampioni i Francës.

E këtë e ka mirëpritur sulmuesi brazilian, Neymar, i cili ka shprehur pakënaqësinë me trajnerin aktual Unai Emery.

Ky i fundit e kishte lënë në bankën rezervë 25-vjeçarin në derbin më të madh francez ndaj Marseille, e cila sfidë u mbylli me rezultat 2-2.

Neymar ia ka bërë të ditur zyrtarëve të klubit se ai e mbështet ardhjen e mundshme te Zidanes tek PSG-ja.

Theksojmë se trajneri 45-vjeçar ditë më parë fitoj çmimin trajneri më i mirë për vitin 2017.