Për Neymarin, Messi dhe Ronaldo janë më të mëdhenjtë dhe është i lumtur që do të jetë sonte përkrah tyre.

FIFA për herë të dytë me radhë do të ndajë çmimin “The Best” për lojtarin më të mirë për vitin 2017, që nga ndarja me “France Football”, kjo e fundit tani veçmas dhuron “Topin e Artë”.

Në garë për çmimin “The Best” që dhurohet nga FIFA janë Cristiano Ronaldo, Leo Messi dhe Neymar.

“Është nder për mua që të gjendëm këtu në mesin e Leos e Ronaldos. Ata janë dy lojtarë të mëdhenj, idhull për të gjithë në futboll dhe është me të vërtet nder që gjendem këtu”, tha Neymar.