Televizion publik i Barçës ka raportuar gjatë ditës së sotme se Neymar është penduar që u largua nga Barcelona, ndërsa nuk është i lumtur me punën e Unai Emery.

Neymar u largua gjatë verës nga Barcelona për t’u transferua te Paris Saint Germain për 222 milionë euro, por duket se i ka rënë pishman.

Kështu bën të ditur televizioni publik i Barcelonës, “Beteve”, teksa raporton se nuk është i kënaqur edhe me punën e trajnerit, Unai Emery.

“Braziliani është penduar që u largua nga Barça, atij tashmë po i mungon jeta e Barcelonës”, raporton televizioni publik i Barcelonës.

“Lojtari nuk është i lumtur me metodën e Unai Emery dhe nuk ndihet rehat në Paris”, vijon “Beteve”.

Neymar ka bërë 11 paraqitje për PSG-në këtë edicion, duke shënuar 10 gola