Ish-sulmuesi i Barcelonës, Neymar vazhdon të “thumbojë” Lionel Messin.

Së fundmi braziliani ka deklaruar se Cristiano Ronaldo e meritoi çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në botë për vitin 2017.

“Ronaldo e meritoi të shpallej më i miri. Ai do të hyjë në histori të futbollit”, deklaroi Neymar i cili ishte po ashtu finalist së bashku me dyshen, Messi dhe Ronaldo.

Neymar këtë deklaratë e bëri gjatë mbrëmjes së shpërblimit “The Best” që me siguri se nuk i pëlqeu shokut të tij, Lionel Messi.