Instituti hidrometeorologjik i Kosovës njofton se qysh nga nesër, e shtunë, do të ketë rënie të temperaturave në zero gradë celsius.

Fushat me presion të lartë atmosferik, mbi vlerat e normales që ishin prezent gjatë ditëve të fundit janë duke u dobësuar në mënyrë rapide duke krijuar kushte për vranësira, reshje shiu dhe ulje të temperaturave për 8-10 gradë celsius.

Të shtunën priten reshje shiu të cilat vende-vende do të vazhdojnë  edhe ditën e diel me intensitet më të dobët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 9-13 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi deri 13m/s.