Ndërprerja e lëvizjes së lirë në zonën e Shengenit do të jetë fatale për Evropën, paralajmëroi eurokomisari për Punë të Brendshme, Dimitris Avramopulos në takimin e ministrave të punëve të brendshme të BE-së në Luksemburg.

“E ndajmë shqetësimin e disa vendeve anëtare rreth sigurisë, por Shengeni është gjalle dhe duhet të mbetet gjallë, sepse nëse ai vdes, atëherë do të vdes edhe Evropa”, theksoi Avaramopulos.

Shumë vende evropiane, të udhëhequra nga Franca dhe Gjermania, zotohen për ndryshmin e rregullave të Shengenit të cilat i konsiderojnë për të tejkaluara duke marrë parasysh kërcënimet terroriste.

Komisioni Evropian parimin e pranoi në atë kuptim të reformohen rregullat e Shengenit, por nuk dëshiron të shkojë aq larg siç kërkon Parisi dhe Berlini, por edhe Austria dhe Danimarka.

Pa pritur KE-ja t’i zbatojë reformat dhe t’i zbatojë rregullat aktuale, këto vende, duke iu referuar kërcënimeve të reja terroriste, veçmë kanë paralajmëruar se do t’i vazhdojnë për gjashtë muaj kontrollet e përkohshme në kufij, të vendosura në vitin 2015.