Shefi i Shtabit Komunal Zgjedhor i BDI-dega Dibër, z.Ramadan Imeri dhe ai i Alencës për Shqiptarët, z.Dritan Lleshi sot nënshkruan një deklaratë të përbashkët për zgjedhje fer dhe demokratike në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Dibër.

Kjo iniciativë ishte nismë e dy partive politike konkuruese, të cilat duke treguar kulturën qytetare dibrane, dëshirojnë që zgjedhjet të jenë vetëm se një proces demokratik , që përmes shprehjes së të drejtës së tyre kushtetuese qytetarët të zgjedhin organet e vetëqeverisjes lokale dhe të mos ndikojë në harmoninë qytetare dhe prishjes të raporteve ndër njerëzore.