Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe homologu i tij turk Recep Tayyip Erdogan nënshkruan sot në Beograd deklaratën e përbashkët politike për themelimin e këshillit të lartë për bashkëpunim Serbi-Turqi.

Pas kësaj në Pallatin Serbia do të nënshkruhen edhe më shumë se dhjetë marrëveshje për bashkëpunim tregtar dhe ekonomik ndërmjet dy shteteve.