Një reaksion alergjik i tmerrshëm si shkak i makiazhit për festën e ‘Halloween’-it, gati sa nuk la një nënë të verbër përgjithmonë.

Emmajane Duffy u maskua si klloun vetëm për një natë, por përbrenda orëve sytë e saj ishin fryer dhe mbyllur.

Ajo tani duhet të vërë syze për shkak të dëmtimit në syrin e saj.

“Fillimisht, mendoja se kishte rënë ca vezullues në syrin tim, por pastaj e morra vesh se ishte diçka më e keqe se aq.” tha Glaslow.

“Dhimbja nga reaksioni alergjik është diçka që nuk dua askush ta përjetoj më. Ishte e tmerrshme!

Ajo po i paralajmëron të tjera femrat që të jenë të kujdesshme kur përdorin produkte të lira.