Një nënë vdiq kur karameli i shkrirë nga një rezervuar i madh papritur u rrëzua mbi të.

Ky rast tragjik ndodhi kur ajo po pastronte në një fabrikë të ëmbëltores në Rusi.

Natalia Nemets, 36 vjeç, besohet të jetë ‘zier e gjallë’ në aksidentin e tmerrshëm në Stary Oskol, në rajonin e Belgorodit, raporton “Daily Mail”.

Punonjësit e tronditur vetëm panë këmbët e saj që dilnin nga karameli, por nuk mund të bënin asgjë për ta shpëtuar atë.

“Ajo nuk qante, nuk u dëgjua ndonjë zhurmë tjetër”, tha një raport.

“Ajo po pastron mikserin kur karameli papritmas filloi të rrjedhë mbi të,” shpjegoi një kolege e saj.
Gjatë pastrimit të cisternës ajo ra në mikserin ku përziente karamelin.
Vendasit thonë se është vdekja e tretë e fabrikës në këtë vit.