Duke qenë ambasadore e brendit Tezenis, Rita Ora ka ardhur me një koleksion të të brendshmeve duke lënë mbresa te fansat e saj, si edhe te klientet e kompanisë.

Ajo ka bërë një xhirim reklamues nën ritmet e hitit të saj, “Your Song”, ndërkohë që në faqen e Tezenis janë postuar disa imazhe që e shfaqin Ritën joshëse dhe atraktive.

Rita me të brendshmet Tezenis (uk.tezenis.com)

“Jam shumë e entuziazmuar që e kam përfshirë muzikën time së bashku me punën me familjen  mahnitshme të Tezenis!”.

“E falënderoj gjithë ekipin që gjithmonë i ndan këto momente me mua”, ka shkruar këngëtarja në përshkrimin e videos së publikuar në Instagram.

Dhe natyrisht, në këtë xhirim, 26-vjeçarja duket e mrekullueshme dhe atraktive me veshjet Tezenis.

Ditë më parë, shqiptarja e famshme publikoi një fotografi paralajmëruese, në të cilën pozonte e shtrirë dhe shumë joshëse me të brendshme.

Ndërkohë që kënga e saj, “Your Song”, është duke arritur sukses të madh që nga dita e parë e publikimit.

 Rita fillimisht e publikoi versionin audio në YouTube që është dëgjuar mbi 44 milionë herë, ndërsa pastaj e postoi me videoklip që numëron mbi 18 milionë shikime të tjera në faqen e shpërndarjes së videove.

Coming tomorrow! So excited!! #ritaoraxtezenis @tezenisofficial

A post shared by Rita Ora (@ritaora) on