Deri në orën 13 në Strumicë, sipas Komisionit komunal të zgjedhjeve, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 26,7 për qind. Sipas kryetarit të komisionit, Aleksandar Çebotarev, votimi tani për tani po zhvillohet qetë dhe pa incidente, në të gjitha 83 vendvotimet.

Në komunën e Strumicës 49.235 votues kanë të drejtë ta japin votën e tyre për dy kandidatë për kryetar komune dhe për dy lista të këshilltarëve.

Dje, të drejtën e votës kanë mundur ta shfrytëzojnë 218 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm.

Po votohet edhe në komunat rurale në rajonin e Strumicës.

Në Bosillovë votojnë 12.318 votues në 19 vendvotime, për dy kandidatë për kryetar komune dhe për dy lista të këshilltarëve, ndërsa deri në orën 13 jehona është 15 për qind

Në Vasilevë 10.437 votues mund të përcaktohen për dy kandidatë për kryetar komune dhe tre lista të këshilltarëve, në 19 vendvotime, ndërsa deri në orën 13 kanë votuar 21 për qind e votuesve të regjistruar.

Në komunën Novosellë për tre kandidatë për kryetar komune dhe dy lista të këshilltarëve, të drejtën e tyre qytetare mund ta shfrytëzojnë 11.452 votues në 20 vendvotime, ndërsa prej tyre, deri në orën 13 në votim kanë dalë 21 për qind.