Katër persona janë lënduar më lehtë në katër prej gjithsej gjashtë aksidenteve të trafikut të regjistruara gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup, ndërsa dy kanë kaluar me dëme materiale.

Siç informon MPB-ja, gjatë ditës së djeshme policia ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh kundërvajtjesh, mes të cilave dy shoferë të cilët kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes, dy shoferë nuk i kanë respektuar pajisjet ndriçuese sinjalizuese, si dhe gjashtë shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, gjegjësisht të paregjistruar. Janë hasur edhe 27 automjete të parkuara në mënyrë të papërshtatshme.

Me ndihmën e automjetit special karrotreci, janë larguar 58 automjete.