Në komunën e Sarajit po mbizotron atmosfer e qetë dhe qytetarët në formën më demokratike mund të realizojnë të drejtën e votimit.

Jozyrtarisht sipas aktivistëve mësohet se në të gjitha vendbanimet e komunës së Sarajit disponim të madh ka për kandidatin e BDI-së, Blerim Bexheti i cili edhe raundin e pare zgjedhor arriti që të siguroj afro 8000 vota, duke lënë anash kundërshtarin politik nga Lëvizja BESA, Bashkim Bakiu i cili mezi siguroi 4500 vota.

Jozyrtarisht mësohet se disponimi për të votuar vërehet edhe në terren, ku shumë aktivist të BDI-së janë duke dalur masovikisisht në vendbanime së bashku me familjarët, shokët dhe dashamirët e tyre. Në kuluarët e sotme dëgjohet shpesh shprehja se “BLERIM BEXHETI është kryetari jonë dhe pas orës 19.00 të gjithë do të festojm gëzimin”.