Gjithsej 45.181 fletëvotime jovalide i përcaktoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në raundin e parë të zgjedhjeve të djeshme lokale, pas numërimit të 99,57 për qind të votave.

Numri i përgjithshëm i fletëvotimeve valide në raundin e parë të zgjedhjeve është  1.028.038.

Në zgjedhjet lokale paraprake në vitin 2013 pati 40.289 fletëvotime jovalide, ndërsa në zgjedhjet e fundit parlamentare në dhjetor të vitit të kaluar janë evidentuar 38.712 fletëvotime jovalide.