Dyzet e pesë komuna fituan kryetarë në raundin e parë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën dje, dhe në 35 do të ketë raund të dytë më 29 tetor.

Në raundin e parë janë zgjedhur kryetarët e komunave në Aerodrom, Haraçinë, Berovë, Manastir, Bogdanc, Bosillovë, Vallandovë, Vasilevë, Vevçan, Veles, Gjevgjeli, Gjorçe Petrov, Dellçevë, Demir Hisar, Dojran, Zelenikovë, Ilinden, Karposh, Kërçovë, Konçe, Koçan, Kratovë, Kriva Pallankë, Krivogashtan, Krushevë, Kumanovë, Llozovë, Mavrovë-Rostush, Negotinë, Novo Sellë, Ohër, Petrovec, Pehçevë, Pllasnicë, Prilep, Radovish, Rankovce, Resnjë, Sveti Nikole, Sopisht, Strumicë, Qendër, Qendra e Zhupës, Çuçer Sandevë dhe Debarcë.

Raund të dytë do të ketë në Bogovinjë, Bërvenicë, Butel, Vinicë, Vrapçishtë, Gazi Babë, Gostivar, Gradsko, Dibër, Demir Kapi, Probishtip, Rosoman, Dollnen, Zhelinë, Zërnovc, Jegunoc, Kavadar, Karbinci, Kisella Vodë, Likovë, Makedonska Kamenicë, Makedonski Brod, Mogillë, Novaci, Saraj, Staro Nagoreçan, Strugë, Studeniçan, Tearcë, Tetovë, Çair, Çashkë, Çeshinovë-Obleshevë, Shtip dhe Shuto Orizarë.

LSDM-ja në raundin e parë fitoi 37-të kryetarë komunash, VMRO-DPMNE tre, BDI dy, grupi i votuesve dy dhe Partia Demokratike e Turqve një.

LSDM-ja dhe VMRO-ja do të garojnë në raundin e dytë në 19-të komuna, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët do të garojnë në pesë, BDI dhe BESA në shtatë, në një komunë kandidat i grupit të votuesve dhe i VMRO-DPMNE-së, në një BDI-LSDM, në një LSDM dhe Lidhja e Romëve, dhe në një PDSH dhe BESA.

Ende nuk dihet nëse do të zgjidhet kryetari i Qytetit të Shkup në raundin e parë. Kandidati i LSDM-së Petre Shilegov pas 96.79 për qind të votave të numëruara udhëheq para kundër kandidatit nga VMRO-DPMNE, Koce Trajanovski me 50,27 kundrejt 36,01 për qind të votave të fituara. Mbetet të numërohen votat edhe prej 22 vendvotimeve pas çka do të dihet nëse Shkupi do të fitojë kryetar komune në raundin e parë ose do të ketë raund të dytë më 29 tetor.