Gjashtëmbëdhjetë raste fatkeqe me një viktimë njerëzore dhe me dhjetëra të lënduar më rëndë dhe më lehtë, si dhe tetë aksidente gjatë punës gjithashtu me një viktimë dhe më shumë persona të lënduar kanë ndodhur në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit në nëntë muajt e parë të këtij viti, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë Marjan Josifovski.

Për vitin e kaluar ka pasur 22 raste të këtilla me gjashtë viktima tregon statistika policore.

“Arsye më e shpeshtë për aksidentet gjatë punës edhe më tej është sjellja e pakujdesshme e individëve të cilët kanë kryer para së gjithash punë të ndryshme ndërtimore ose punë zejtarie, por edhe mosshfrytëzim i pajisjes adekuate mbrojtëse dhe moslëvizje të normave, standardeve dhe kritereve themelore dhe kriteret nga sfera e mbrojtjes në punë. Moskujdesi është arsyeja numër një edhe për rastet fatkeqe, pastaj pason kurioziteti, lojërat e rrezikshme të fëmijëve, mangësitë teknike të objekteve, instalimet dhe pajisjet dhe të ngjashme”, tha Josifovski për MIA-n.

Ai edhe një herë e përsëriti apelin posaçërisht deri te ndërtimtarët, oxhakfshirësit dhe të gjithë të tjerët të cilët punojnë në hapësirë të hapur ose në për çati nga objekte më të larta të jenë maksimalisht të kujdesshëm dhe se në mënyrë të obligueshme duhet të posedojnë pajisje cilësore për mbrojtje, ndërsa ata të cilët merren me vegla elektrike dhe makina të tjera të trajnohen në mënyrë adekuate për atë.