Edhe një vdekje është shtuar në dosjen e njohur si “Gazi Oksidul”. Autoritetet e drejtësisë, i kanë bërë autopsinë edhe një 74 vjeçareje, të cilës iu përkeqësua gjendja pas operimit në Klinikën Torakale në QKUK.

Dyshime mbi vdekjen e së ëmës ka edhe vajza e 74 vjeçares, e cila thotë se ajo nuk ka vdekur nga tumori por nga gazi.

“ Nuk ka vdekur nga tumori, por nga gazi oksidul”, thotë ajo, raporton Klan Kosova.

Këtë e pohojnë edhe në Klinikën që drejtohet nga Suadin Maliqi në QKUK. Ai thotë se viktima para se t’i nënshtrohet operacionit nuk ka pasur shenja të komplikimeve në mushkri.

Sipas Maliqit  dyshohet se ndjera ka vdekur nga gazi oksidul.

“Dyshohet se gazi është shkaktar i këtij komplikacioni”, thotë ai.

Ky është rasti tretë që dyshohet se vdekja u shkaktuar nga përdorimi i oksigjenit në Klinikën Torakale.