Në pesë lokalitete në Shkup sot fillon  aksioni për dhurim të ushqimit “Ushqe 1000” me rastin e 17 Tetorit – Ditës Ndërkombëtare për Luftë kundër Varfërisë.

Në periudhën prej orës 10 deri në 19 do të vendosen stenda në sheshin Maqedonia, para Skopje siti moll afër Plej kafe, para Veros në Aerodrom, para Shtëpisë së ndërtuesve dhe para Tineksit në Gjorçe Petrov. Në stendat do të mund të dhurohet ushqim, i cili do t’i dedikohet të pastrehëve dhe të gjitha familjeve të rrezikuara.

Qëllimi i aksionit është që të nxitet solidariteti dhe të ngrihet ndërgjegjja publike për dhurim të ushqimit të atyre personave, të cilët kanë nevojë për këtë.

Organizatorë të ngjarjes janë nisma civile “Lëviz gishtin”, “Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit”, organizata “Eja Maqedoni”, Shoqata e qytetarëve për ndihmë të të pastrehëve dhe familjeve të rrezikuara “Mirësi”, Lidhja e vëzhguesve dhe organizata “ADRA”.

Më shumë informacione për nismën janë të kapshme në faqen https://www.facebook.com/МrdniSoPrst/.