Të paktën 58 pjesëtarë të forcave afgane të sigurisë janë vrarë në një seri sulmesh që mbrëmë janë kryer në gjithë territorin e Afganistanit, duke përfshirë edhe sulmin e bazës ushtarake në Kandahar.

Një përfaqësues i autoriteteve afgane deklaroi se në sulmin mbi bazën kanë humbur jetën të paktën 43 persona.

Dy sulme vetëvrasëse me bombë janë kryer në interval prej disa orëve, ndërsa janë vrarë edhe dhjetë sulmues.

Përgjegjësinë për sulmet e kanë marrë talebanët.

Sipas të dhënave të Ministrisë afgane të Mbrojtjes, në bazën në rajonin Majvand, i cili kufizohet me provincën Helmand, ka pasur gjithsej 60 ushtarë.