Në mesnatë skadon afati i ankimimit t partive në Gjykatën Administrative për parregullsitë zgjedhore në votimin e javës së kaluar. VMRO-DPMNE paralajmëroi se do t’i ankimojë të gjitha vendimet e KSHZ-së me të cilat u refuzuan ankesat e kësaj partie për rrethin e parë të zgjedhjeve lokale.

“KSHZ u shndërrua në pjesëmarrës në gjithë këtë, duke relativizuar dhe mbyllur sytë para fakteve dhe dëshmive të qarta dhe me këtë u vu në funksionim të fshehjes së kriminalitetit zgjedhor të LSDM-së. VMRO-DPMNE nuk do të lejojë që dikush ta shkatërrojë demokracinë dhe shtetin e së drejtës në Maqedoni”, thuhet në deklaratën e kësaj partie.

Nga VMRO-DPMNE u bënë thirrje OSBE-së dhe ODIHR t’i dënojnë shkeljet dhe parregullsitë në procesin zgjedhor dhe të vihet në anën e lirisë dhe të drejtës së votës. VMRO-DPMNE në KSHZ dorëzoi 43 ankesa, 35 prej të cilave u refuzuan.