Jehona në Kumanovë deri në orën 17 sipas të dhënave të KKZ-së Kumanovë, arrin 42,44 për qind, kumtoi kryetari i  KKZ-së, Zvonimir Nikollovski.

Në Kumanovë të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 92,639 qytetarë, të cilët votojnë në 167 vendvotime.

Në Komunën e Likovës, deri në orën 17 sipas të dhënave të zëvendëskryetares së KKZ-së, Olivera Cvetkovska kanë votuar 8.700 votues ose 34,7 për qind.

Në këtë komunë të drejtë vote kanë 25.070 persona, të cilët kanë votuar në 36 vendvotime.

Në Komunën Nagoriçan i Vjetër deri në orën 17 kanë votuar 50.09 për qind. Gjithsej në këtë komunë të drejtë vote kanë pasur 3.428 votues, të cilët votojnë në 37 vendvotime, kumtoi kryetari i KKZ-së, Dragan Jovanovski.