Sipas raportit më të ri nga Instituti hulumtues Soufan Center, me seli në SHBA, në dy vitet e fundit, në Kosovë janë kthyer 117 kosovarë pjesëtarë të Shtetit Islamik.

Nga ana tjetër sipas këtij raporti asnjë pjesëtar i Shqipërisë në SHI nuk është rikthyer.

Sipas raportit, 33 shtete kanë raportuar për kthimin e përkrahësve të SHI-së në vendet e tyre.

“Të rikthyerit, shumica e të cilëve janë burgosur apo nuk shihen askund, do të vazhdojnë të përbëjnë sfidë për sigurinë edhe në vitet e ardhshme”, qëndron në raport.

Prej 317 kosovarëve sa i janë bashkuar SHI-së, 138 mbesin ende në grupin terrorist, ndërsa 117 janë kthyer, ndërsa 62 janë vrarë.

Nga Shqipëria janë larguar rreth 150 persona, nuk është kthyer asnjë ndërsa janë vrarë mbi 20 prej tyre.

SHI e humbi pjesën më të madhe të territorit që e ëndërronte kalifatin e shpallur në qershor 2014, duke tërhequr mijëra xhihadistë nga e gjithë bota.