Në komunën e Vrapçishtit deri në orën 13, sipas informacioneve të Komisionit Komunal Zgjedhor për votim kanë dalë 19,8 për qind nga votuesit e regjistruar, gjegjësisht 5.027 votues.

Procesi zgjedhor po zhvillohet normal dhe deri tani nuk janë paraqitur shkelje.

Raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetar komune në këtë komunë të Pollohut, sot në mëngjes filloi në kohë në të gjitha 39-të vendvotimet, ku të drejtën e votës mund ta shfrytëzojnë 25.371 persona.