Në komunën e Dibrës, sot, një ditë para raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, do të votojnë 61 persona të sëmurë dhe të pamundur.

Nga Komisioni Komunal Zgjedhor konfirmuan se sot në orën 10 do të fillojë shpërndarja e materialit zgjedhor.

Në këtë komunë nesër do të votohet në 27 vendvotime, ndërsa në Listën e vetme zgjedhore janë regjistruar 18.406 persona me të drejtë vote.

Qytetarët e kësaj komune, nesër zgjedhin kryetar komune mes dy kandidatëve, të cilët në raundin e parë fituan numër më të madh votash.

Në raundin e parë të drejtën e votës e shfrytëzuan 8.563 persona apo 46.42 për qind nga votuesit.