Një person i shpallur në kërkim është arrestuar në Vlorë këtë të premte.

“Specialistët e Seksionit kundër trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë në vijim të punës së tyre për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim Ndërkombëtar: Ledio (Ferdinand) Zykaj, 46 vjeç, banues në Vlorë”, njofton Policia.

Ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar, sepse Gjykata e Catanzaros, Itali i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale për qëllim shfrytëzimin e prostitucionit”, parashikuar nga neni përkatës i Kodit Penal Italian.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.