Në Kërçovë procesi zgjedhor po zhvillohet pa probleme, në kohë janë hapur të gjitha 116 vendvotimet, ndërsa deri në orën 10 jehona e votuesve është shtatë për qind.

“Ka disa probleme sepse shumë mërgimtarë kanë dokumente valide por nuk janë në listën zgjedhore, ata reagojnë te ne, por ne për momentin nuk mund t’u ndihmojmë”, tha Antigona Seferi kryetare e Komisionit Komunal Zgjedhor në Kërçovë.