Prej ditës kur filloi mësimin më 4 shtator, Ahmet Ahmeti nga fshati Krilevë i Kamenicës niset në klasë me dy ditarë.

Në njërin shënon nxënësit e klasës së tretë e në tjetrin nxënësit e klasës së parë pasi ai i mëson brenda një orë nxënësit e të dyja klasave në shkollën “7 shtatori”.

Por, mësimi i kombinuar po del të jetë i vështirë për mësuesin, njofton Klan Kosova.

Nxënësit thonë se e kanë të vështirë mësimin në këto kushte, ndonëse janë pak në numër.

Ankesa se fëmijët u lanë pa mësuese, kanë edhe prindërit.