Shkollat dhe ndërtesat administrative në pjesën perëndimore të Iranit sot janë mbyllur për shkak të stuhive me rërë, të cilat vijnë nga Iraku.

“Në qytetet Abadan dhe Horamshahr, në provincën Hyzestan, koncentrimi i rërës në ajër është për 28 herë më i madh nga e lejuara”, njoftoi agjencia e lajmeve IRNA.

Песочна бура

Për shkak të stuhisë së rërës janë mbyllur shkollat dhe universitetet në provincat iraniane Ilam, Kermanshahan dhe Kurdistan, të cilat kufizohen me Irakun.

Stuhia e rërës në muajin shkurt në disa qytete në Hyzestan shkaktoi ndërprerje të furnizimit me energji elektrike dhe me ujë.

Песочна бура

Stuhitë me rërë në 15 vitet e fundit janë gjithnjë e më të shpeshta. Autoritete iraniane si arsye për paraqitjen e stuhive me rërë i theksojnë akumulimet artificiale për ujë, që Turqia i ka ndërtuar në rrjedhën e epërme të lumenjve Tigër dhe Eufrat, që kontribuojnë për rritjen e sipërfaqeve shkretinore në Mesopotami, si dhe tharjen e kënetave në pjesën juglindore të Irakut, i cili kufizohet me Iranin.

Shkollat dhe ndërtesat administrative në pjesën perëndimore të Iranit sot janë mbyllur për shkak të stuhive me rërë, të cilat vijnë nga Iraku.