Në Greqi është arrestuar një refugjat nga Siria, i dyshuar për lidhje me grupin Shteti Islamik, pasi bashkëshortja e tij i është ankuar policisë se ai po e rrihte dhe se është ithtar i xhihadistëve.

Siriani (32) është arrestuar dje në Aleksandrupolis, në afërsi të kufirit turk, në pjesën verilindore të Turqisë, ku ka kërkuar azil.

Në vijim është hetimi policor që të konfirmohet nëse i dyshuari ka marrë pjesë në aktivitetet terroriste jashtë Greqisë dhe në cilin nivel.