Sipas informatave të KKZ Gostivar, në votim deri në orën 13 kanë dalë 19,42 për qind e votuesve të regjistruar, gjegjësisht 15.458 persona.

Në listën zgjedhore për komunën e Gostivarit ka gjithsej 79.632 persona të cilët do të votojnë në 121 vendvotime.

Në raundin e dytë të zgjedhjes së kryetarit të komunës, votimi zhvillohet pa vështirësi dhe se në mëngjes ka filluar në kohë.

Deri tani nuk janë denoncuar parregullsi në procesin zgjedhor.