Në komunën e Gostivarit, sipas të dhënave të Komisionit komunal të zgjedhjeve (KKZ), deri në orën 13 të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 14.488 persona ose 18,21 për qind.

Procesi zgjedhor në këtë komunë të Pollogut tani për tani po zhvillohet pa vështirësi ose prishje më të mëdha të procesit zgjedhor. Komisioni ka regjistruar disa probleme teknike në disa vendvotime, por procesi nuk është ndërprerë.

Në listën zgjedhore për komunën e Gostivarit ka gjithsej 79.569 persona të cilët votojnë në 121 vendvotime. Në komunën Vrapçisht në 39 vendvotime kanë votuar 3.848 persona ose 15,17 për qind nga gjithsej 25.377 persona të regjistruar.

Në komunën Mavrovë-Roshtushë deri në orën 13 në votim kanë dalë 1.731 persona, ose 17,5 për qind, në komunën më të vogël sipas numrit në rajonin e Gostivarit , në listën zgjedhore janë regjistruar 9.847 persona të cilët votojnë në 39 vendvotime.