Aktorja e njohur e serialit “Mos u dorëzo”, Amine Gulse pritet të martohet së shpejti me të fejuarin e saj, futbollistin e Arsenalit Mesut Ozil. Mendohet se çifti mund të zhvendoset në Londër pas martese ndaj edhe Mesut ka bërë disa ndryshime në shtëpinë e tij.

Sipas posta.com, ai ka ndryshuar arredimin e 10 dhomave të shtëpisë: 2 dhoma ndjenjeje dhe 8 dhoma gjumi. Megjithatë, deri këtu s’ka asgjë për tu çuditur!

Ajo që ka bërë më shumë përshtypje kanë qenë dy ndryshime të tjera. Kështu, futbollisti ka porositur një hammam, banjo turke dhe një sallë kinemaje. Duke qenë se Amine është pjesë e botës së kinemasë, brenda shtëpisë së saj është një dhomë posaçërisht për këtë.

Së fundmi, familjet e Amines dhe Mesut kanë darkuar së bashku në një nga restorantet më luksoze.