Bilall Kasami nuk ka mundur ti mbijetojë garës për kreun e Komunës së Tetovës.
Megjithëse shfaqi një entuziazëm të madh gjatë fushatës, ai në zgjedhjet e 15 tetorit ishte kandidati i cili humbi me një diferencë më të madhe votash në nivel nacional prej 4.500 votash.

Siç mësojmë nga burime të cilët dëshirojnë të ngelin anonime për redaksinë tonë, shkarkimi i Kasamit tashmë është vetëm një formalitet i cili pritet të kryhet ditëve në vijim me përfundimin e raundit të dytë të zgjedhjeve lokale.

Gjithçka do të varet nga gara në Çair ku diferenca është më e ngushtë. Nëqoftëse arijnë që në Çair Levizja Besa të korr një rezultat më të mirë atëherë lidershipi do ti kaloj degës së Çairit.

Por nga ana tjetër edhe Sekretari Gjeneral Afrim Gashi duket se ka afinitete për të qenë i pari i Besës.
Gashi ndryshe është personi më i afërt i cili përfaqëson financuesin e Lëvizjes Besa, Adnan Ismailin pronarin e LOGOS-A.

Afrim Gashi ka qenë deri më tani edhe kryeredaktor i kompanisë LOGOS-A.

Nga ana tjetër njëri ndër themeluesit e Lëvizjes Besa dhe anëtarë i Kryesisë Qendrorë Kastriot Rexhepi kishte shfaqur hapur qëndrimet e tijë, mënjëherë pas disfatës së thelle të Lëvizjes Besa, duke atakuar korpusin e kësaj Lëvizje që para se të adresoje gishtin tek fajtorët kujdestarë është mirë të drejtojë gishtin ka vetja dhe ti kthehet autokritikës.

Sido që të rrjedhin punët, një gjë është e sigurit, se Bilall Kasami nuk do të jetë më i pari i Lëvizjes Besa.