Ndotja është vrasësi numër një në botë dhe shkakton më shumë vdekje sesa lufta, terrorizmi, katastrofat natyrore, cigaret dhe sëmundjet, theksohet në studimin e zhurnalit mjekësor “Lanset”.

Në studimin theksohet se ndotja, si në hapësirën e jashtme banesore, ashtu edhe në atë të brendshmen, në vitin 2015 ka vrarë rreth nëntë milionë njerëz, që paraqet një nga gjashtë raste të vdekjeve të regjistruara.

“Ndotja kanoset në të drejtat themelore të njeriut, siç është e drejta e jetës, të shëndetit, të mirëqenies, të punës së sigurt, si dhe mbrojtja e fëmijëve”, thotë bashkautorja Karti Sandilia.

Sipas studimit, numri më i madh i rasteve të vdekjes të lidhura me ndotjen janë në vendet në zhvillim, ku autoritetet më shumë janë të interesuar për ndërtimin e ekonomisë dhe infrastrukturës së tyre, sesa rregullimin ekologjik.

Theksohet se më të ndotura janë Bangladeshi, Kina, Haiti, India, Pakistani, Koreja e veriut dhe Sudani Jugor.