Një grua shtatzënë kurrë nuk do ta kishte besuar se një ditë demi do ta përplas keq në raftet e një marketi, dhe më pas do të rrëzohej pa ndjenja në tokë.

Gruaja e pafat po ikte nga demi dhe shpresonte se do t’i shpëtonte më të keqes duke u futur në dyqan, por edhe aty e kishte ndjekur nga pas, transmeton Telegrafi.

Demi para se të futej në dorën e kasapit kishte arritur t’i ikë pronarit dhe të futet në dyqan ku edhe goditi shtatzënën, ndërsa ngjarja e tmerrshme raportohet të ketë ndodhur në qytetin kinez Yancheng.

Kamerat e sigurisë të instaluara brenda dyqanit, kanë filmuar momentin kur gruaja shtatzënë goditet nga demi dhe shtypet nga ai, dhe në një moment tenton t’ia ngul brinjët në bark.

Gruaja është dërguar me urgjencë në spital dhe raportohet se gjendja e saj shëndetësore është stabile, kurse foshnja në bark nuk ka pësuar ndonjë lëndim.