Trajneri i Ukrainës Andriy Shevchenko zbulon se ndihet italian dhe se shpreson që të ketë të njëjtin impakt në Serie A edhe si trajner.

Schevchenko ka shënuar 175 gola në 322 ndeshje te Milan, dhe ish-sulmuesi pranon se po përdor Allegri, Conte dhe Sarri si referenca në trajnim.

“Itali-Ukrainë në playoff? Shpresoj që jo. E dua Italinë, ndihem italian,” shprehet ai për Gazzetta dello Sport.

“E kam pasur në zemër Italinë që fëmijë.

“Italia është universiteti i futbollit nga këndvështrimi taktik. Serie A tregon gjëra të reja çdo sezon, dhe unë i shoh shumë inovacionet.

“E ardhmja e Serie A? Jam i lumtur që kam shkruar historinë e futbollit italian si lojtar, dhe do të doja të bëja të njëjtën gjë si trajner.

“Mendoj se futbolli i tyre ka ardhur në rritje në vitet e fundit falë trajnerëve të shkëlqyer që po prodhon.

“Italia vazhdon të prezantojë trajnerë kualitativë, me ide të reja. Janë trajnerë me karakteristika të ndryshme por revolucionarë. E kam fjalën për Conte, Allegri dhe Sarri.