Manchester City e ka mposhtur 7-2 Stoke City në stadiumin “Etihad”.

Manchester City u ka dërguar sinjale rivalëve në Premierligë se është kandidati më serioz për titull këtë edicion.

Të besuarit e Pep Guardiolas e shkatërruan Stoke Cityn e Xherdan Shaqirit, duke e mposhtur 7:2.

Gabriel Jesus (17’ dhe 55’), Raheem Sterling (19’), David Silva (27’), Fernandinho (60’), Leroy Sane (62’) dhe Bernardo Silva (79’) shënuan për Cityn,

Kurse dy golat e nderit për mysafirët i realizuan Mame Biram Diouf (44’) dhe autogol Kyle Ëalker (47’).

Pas kësaj fitore të thellë, City ka shkuar në kuotën e 22 pikëve, dy më shumë se Manchester United që barazoi 0:0 me Liverpoolin.